Emri i saj u përfol për kryeparlametare, reagon Bogujevci: A më ka pyetur kush mua? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emri i saj u përfol për kryeparlametare, reagon Bogujevci: A më ka pyetur kush mua?

    Insajderi
    23 April 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, thur lavdata për kandidaten e tyre për kryeparlamentare. Ajo ka thënë se Albulena Haxhiu është njëra ndër gratë më të votuara në vend, ndaj duhet të votothet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ajo komenton edhe propozimin e emrit të saj për kryeparlametnare.

    “A më ka pyetur kush mua a dua të jem kryetare e Kuvendit a jo. Pse e marrin atë të drejtë të bëjnë propozime të tilla…”, tha ajo.

    “Albulena Haxhiu është njëra ndër gratë më të votuara në vendin tonë. Ia ka dhënë besimin populli por në të njëjtën kohë është një grua që ka një përvojë të gjatë jo vetëm si ministre, por edhe si deputete… Kështu që e meriton dhe e ka mbështetjen e gjithsecilit prej neve në këtë drejtim. Nuk munden individë apo grupe individësh nga subjektet e tjera politike ta determinojnë personin që ne e kemi si propozim, në të cilin besojmë. Pse duhet të propozojmë emra të tjerë. E di që është përmendur emri im. A më ka pyetur kush mua a dua të jem kryetare e Kuvendit a jo. Pse e marrin atë të drejtë të bëjnë propozime të tilla…”, tha Bogujevci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark