Emri i USAID-it largohet nga selia në Uashington pas urdhrit të Trumpit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Emri i USAID-it largohet nga selia në Uashington pas urdhrit të Trumpit

    Insajderi
    07 February 2025 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së fundmi janë hequr tabelat ku shkruhet “Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar” nga ndërtesa Ronald Reagan në Uashington, ku dikur ishte selia e agjencisë.

    Bëhet e ditur se kjo vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të “shuar” agjencinë pasi ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ngrinte ndihmën e huaj për një periudhë 90-ditore muajin e kaluar.

    Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Elon Musk, ose DOGE, ndau imazhet para dhe pas të ndërtesës në X, shkruan skynews.

    https://news.sky.com/story/trump-latest-gaza-trans-israel-president-tariffs-trade-war-china-live-news-13209921?postid=9072032#liveblog-body

    Ndryshe, që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, Trump dhe aleatët e tij kanë prioritet shkurtimin e financimit të qeverisë.

    Si pjesë e kësaj lëvizjeje, administrata Trump e ktheu fokusin e saj në USAID.

    Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u bë kreu në detyrë i USAID-it, duke bashkuar një agjenci qeveritare në një tjetër.

    Shumë kanë paralajmëruar se mbyllja e dyerve të agjencisë do të kishte efekte shkatërruese mbi popullatat e cenueshme në mbarë botën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark