EMRI/ Kush u vra mbrëmë tek mbikalimi i Rinasit, autorët e ekzekutuan brenda makinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRI/ Kush u vra mbrëmë tek mbikalimi i Rinasit, autorët e ekzekutuan brenda makinës

    Insajderi
    04 April 2022 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tirana u trondit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ku pas një atentati në aksin Tiranë-Durrës, u ekzekutua brenda një makine Iljaz Çali, 37 vjeç.

    Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa viktima raportohet se udhëtonte me një makinë “Land Rover” me targa  AB 988 AS.

    Atentati ka ndodhur rreth orës 10:30 të mbrëmjes, ndërsa siç sqaron policia autori/ët, kanë qëlluar në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte Iljaz Çali, i cili si pasojë e plumbave mbeti i pajetë.

    Nga verifikimet e grupit hetimor, ABC mëson se makina është në pronësi të shtetasit H.XH nga Fushë Kruja, ndërsa raportohet se makina ishte marrë me qira nga viktima Iljaz Çali.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, megjithatë deri në këto momente autorët janë zhdukur pa lënë gjurmë.

    Por kush është viktima?

    Raportohet se Çali nuk është një emër i pa njohur për policinë. Në vitin 2016, ai u shpall në kërkim për kultivimin e një sasie të madhe bimësh narkotike, përafërsisht rreth 700 rrënjë.

    Ka dyshime të forta se atentati ndaj viktimës është kryer për larje hesapesh për shkak të aktivitetit kriminal që ai ishte marrë. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark