Një person është arrestuar mbrëmë si i dyshuar për therjen e 26-vjeçarit Auron Thaçi, i cili vdiq në QKUK, pasi nuk iu bëri ballë plagëve.
Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Enes Enver Ay.
Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka bërë të ditur për arrestimin e shtetasit turk, ndonëse s’ka njoftuar se për çka dyshohet, shkruan Gazeta Insajderi.
“Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë”, bën të ditur PK’ja.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Gazeta Insajderi raportoi me burime se viktima është identifikuar si Auron Thaçi. /Insajderi.org/