EMRI/ Përplaset me mjetin e këngëtarit grek, vdes 20-vjeçari shqiptar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    EMRI/ Përplaset me mjetin e këngëtarit grek, vdes 20-vjeçari shqiptar

    Insajderi
    12 March 2024 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Menidi të Greqisë.

    Aksidenti ka ndodhur kur fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjec, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër në rrugën “Dekelias” në Menidi.

    Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

    Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehte dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark