Dy familje shqiptare janë përfshirë një sherr të dhunshëm. Ngjarja ka ndodhur në Itali në provincën e Rimini. Sipas mediave italianë debati ka degraduar në përdorimin e thikës.
Disa persona mbetën të plagosur. Ndërsa 38-vjeçari shqiptar Dritan Idrizi ka ndërruar jetë në spital. E gjithë ngjarja ndodhu në rrugën Tavullia në San Giavanni në Marignano.
Sipas hetimeve 38-vjeçari u godit me thikë, dhe kishte marrë tre plagë të cilave nuk arriti t’i mbijetonte. Ndërsa theksohet se debati ka nisur për një shumë parash prej 5 mijë eurosh.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.