×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRI/ Plumba shqiptarit në Greqi, Policia: E qëlluan për një femër

    Insajderi
    24 August 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është zbardhur identiteti i personit i cili u gjet i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Kretë. Ai është Durim Muslija 40 vjeç nga Durrësi, person me precedentë të shumtë penalë në Greqi për drogë.

    Sipas burimeve zyrtare të policisë greke, në orën 02.10 është marrë njoftim për një person të plagosur me armë në pyllin e Kerit në Irakleo të Kretës. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar shtetasit Durim Muslija pranë automjetit me targa IZZ-3138 në pronësi te shtetasit grek G. K, i cili kishte një plagë depërtuese nga arma e zjarrit në lartësinë e pulpës së majtë.

    Në kuadër të hetimeve paraprake, ka rezultuar se rreth orës 01:20 dhe teksa Muslija është kthyer me mjetin e mësipërm në banesën e tij, në momentin që ka zbritur, një person i panjohur, pasi ka mbuluar tiparet, me përdorimin e dhunës dhe kërcënimin me pistoletë, e ka detyruar të hipë në mjetin në fjalë dhe e ka çuar drejt pyllit të Kerit. Aty pas një debati të shkurtër e qëlloi një herë dhe u arratis me një automjet tjetër, e cila e priste në vendngjarje.

    Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërcënuar të plagosurin duke i kërkuar të heqi dorë nga një femër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark