×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRI+FOTO/ Atentati në qendër të Athinës, kush është 39-vjeçari që u vra me 4 plumba

    Insajderi
    04 October 2021 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e së dielës 4 plumba i kanë marrë jetën një 39-vjeçari shqiptar në Athinë.

    Mediat greke raportojnë se ai u vra një nga person i cili gjuajti ndaj 39-vjeçarit shqiptar të paktën 9 plumba, ku 4 prej tyre e kapën në kokë dhe në trup.

    Ndërkohë policia greke po heton në pistën e larjeve të hesapeve dhe trafikimit të drogës. 39-vjeçari shqiptar njihej me emrin Keli, ndërkohë kishte marrë edhe nofkën “Keli Dejavu” për shkak se ishte pronar i një lokali që e kishte quajtur “Deja Vu” .

    Mësohet se Keli, ishte me origjinë nga Tepelena, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë nuk i kishte shkëputur. Madje kishte kontakte të ngushta me shumë këngëtarë e figura të estradës shqiptare.

    Sipas mediave greke, shqiptari është arrestuar më parë për trafik droge. Ndërkohë sipas dëshmitarëve okular, vrasësi i tij ishte një person i maskuar dhe i veshur me një xhaketë gri. Pasi kreu krimin, autori u largua me një makinë tip “Toyota” ngjyrë gri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark