“Endacaku vrasës”, dalin pamjet kur autori vendos tritolin në shtëpinë e Ilir Koçiles – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Endacaku vrasës”, dalin pamjet kur autori vendos tritolin në shtëpinë e Ilir Koçiles

    Insajderi
    27 February 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sasi e konsiderueshme tritoli është vendosur në banesën në pronësi të Ilir Koçiles, 35-vjeçarit që dy javë më parë vrau me thikë fqinjin e tij.

    Dëmet e konsiderueshme materiale duken qartë në shtëpinë njëkatëshe, në lagjen nr.4 të Durrësit dhe automjetet e parkuara e banesat përreth, sipas Euronews Albania.

    Veç dëmeve materiale, nga shpërthimi nuk u regjistruan të lënduar, sepse familjarët e Koçiles ndodhen jashtë vendit, ndërsa 35-vjeçari në paraburgim, i akuzuar për vrasjen e Halil Kokës, më 14 shkurt.

    Një lidhje e mundshme është vendosur mes dy ngjarjeve, si paralajmërim për hakmarrje, pasi në fasadën e shtëpisë dikush ka shkruar me bojë “Endacaku vrasës”.

    Kamerat e sigurisë kanë fiksuar personin, që ka vendosur lëndën plasëse në banesë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

    Dy fqinjët u konfliktuan në lagjen ku banonin për një vend parkimi, ndërsa sherri degjeneroi deri në konfrontim fizik.

    35-vjeçari Koçilja goditi me thikë Kokën, i cili disa minuta më vonë humbi jetën rrugës për në spital.

    Koçilja u arrestua disa orë më vonë nga efektivët e policisë së Durrësit, ndërsa ishte fshehur pranë Forumit Bizantin.

    Dyshohet se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe jetonte i vetëm në shtëpinë e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark