Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë të Veriut - deklarohet Elshani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë të Veriut – deklarohet Elshani

    Insajderi
    26 August 2025 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i dyshimtë vdekjeje është raportuar në afërsi të burgut në Mitrovicën e Veriut.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Insajderin se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje.

    Ai ka konfirmuar se viktima është person i njohur si përdorues i substancave narkotike.

    “Bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë. Personi ishte i njohur për përdorim droge – nuk dihet ende çka e ka shkaktuar vdekjen e tij,” tha Elshani, duke shtuar se ekipet e mjekësisë ligjore do ta konstatojnë shkakun e saktë të vdekjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark