Ende nuk ka vlerësim të dëmeve pas sulmit me zollë ndaj Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende nuk ka vlerësim të dëmeve pas sulmit me zollë ndaj Kuvendit

    Insajderi
    06 August 2016 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse kanë kaluar dy ditë qëkur Kuvendi i Kosovës është sulmuar me zollë, Kuvendi ende nuk e ka formuar komisionin për vlerësimin dhe regjistrimin e dëmeve të shkaktuara nga ky sulm.

    Kjo për faktin se Policia e Kosovës ende nuk ka përfunduar fazën e regjistrimit dhe incizimin e vendit të ngjarjes.

    Edhe gjatë ditës së shtunë Policia ka vazhduar hetimin e vendit të ngjarjes për të kuptuar  detaje të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, njofton Tribuna.

    E komisioni i Kuvendit për vlerësim të dëmeve mendohet të  formohet tek javën që po vjen, kur edhe pritet që Policia t’i kryejë procedurat hetimore  në vendin e ngjarjes. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark