“Ende pa mbërritur tek viktima, doktoresha kishte parë gjak shkallëve të banesës” – Dalin detajet e reja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ende pa mbërritur tek viktima, doktoresha kishte parë gjak shkallëve të banesës” – Dalin detajet e reja

    Insajderi
    04 January 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme një grua rreth 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në hollin e një ndërtesë në rrugën “Ferat Dragaj” në Breg të Diellit. Ende nuk dihet se cili motiv apo shkaktar ka çuar në vdekjen e gruas.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me shefin e urgjencës në Prishtinë, Avdyl Pacollin për ta pyetur lidhur me rastin.

    Ai tha se doktoresha e emergjencës kishte parë gjak shkallëve të banesës derisa po shkonte për të konstatuar vdekjen e viktimës.

    Tutje, ai tregoi se afër viktimës ishin gjetur 3-4 dhëmbë.

    Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesë. Doktoresha derisa po shkonte tek viktima, që nga hyrja e banesën e tërë shkallëve kishte parë gjak. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Afër saj janë gjetur 3-4 dhëmbë, por që plage plumbi apo diçka nuk më thanë ekipa”, ka thënë Pacolli për Insajderin.

    Në lidhje me rastin është deklaruar edhe prokuroria, në një përgjigje për Insajderin të njëjtit thanë se sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.

    “Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion” ,thuhej në përgjigjen e Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark