Ende pa përfunduar punimet, dëmtohet shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ende pa përfunduar punimet, dëmtohet shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe

    Insajderi
    29 August 2023 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende pa përfunduar punimet, shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe, tashmë është dëmtuar.

    Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ku shprehu shqetësim se ky është një akt i qëllimshëm, duke qenë se janë evidentuar nëntë mbetje të djegies së shiritëve të punimeve.

    ”Dëmtime të qëllimshme ende pa përfunduar shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe

    Në orët e para të mëngjesit u lajmëruam nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegies së shiritave të punimeve. Me Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoriatit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë.

    I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund.

    Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark