Ndërsa Samsung ka provuar se nuk mund të ruajë dot sekrete, vetë kompania duket se e ka pranuar në një farë mënyre këtë “dështim”.
Gjigandi Korean ka filluar të marrë rezervime për Galaxy S10-ën duke u dhënë konsumatorët shansin të jenë të parët që porositin telefonin mes datave 21 Shkurt dhe 7 Mars.
Me pak fjalë telefoni do të dalë në shitje më 8 Mars. Përdoruesit të cilët kanë një model të vjetër të Galaxy S mund të kompensohen deri në 550 dollarë.
Samsung nuk ka dhënë më shumë detaje por tashmë dimë çdo gjë rreth telefonit. Në aktivitetin e 20 Shkurtit do të prezantohen tre modele: Galaxy S10E, Galaxy S10 dhe Galaxy s10 Plus.
Ka pasur raportime për një variant 5G por sipas spekulimeve mund të mos jetë ende gati për debutim. Telefonët vinë me procesorin e fundit të Qualcomm, Snapdragon 855 ose variant Exynos.
Nën ekranet e tyre do të gjendet një kamër frontale, një skaner i shenjave të gishtërinjve dhe Wi-Fi 6. Ditën e djeshme në një dokument të publikuar vihej re një model me 12GB RAM dhe 1TB memorie.
Me shitjet e telefonëve në rënie, Samsung ka nevojë që Galaxy S10 të bëhet një hit