Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, me numër 22 ka marrë pjesë ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Drenas.
Shala ka shkruar se “Së bashku me qytetarët e Drenasit, të rinjtë dhe familjet punëtore, po dëshmojmë se Kosova Fituese nuk është thjesht një vizion, por një rrugë konkrete drejt sukseseve të mëdha”.
Postimi i plotë:
Drenasi, vendi i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, sot po bëhet gati për një të ardhme me më shumë zhvillim, mundësi dhe mirëqenie për çdo qytetar.
Së bashku me qytetarët e Drenasit, të rinjtë dhe familjet punëtore, po dëshmojmë se Kosova Fituese nuk është thjesht një vizion, por një rrugë konkrete drejt sukseseve të mëdha.
Koalicioni #PërKosovënFituese137, për Drenasin dhe gjithë Kosovën ka një vizion të qartë: Zhvillim ekonomik, Pavarësi energjetike, Përkrahje për bizneset vendore dhe Ringritje të ndërmarrjeve publike. Investimet në infrastrukturë, bujqësi dhe ekonomi do ta bëjnë këtë rajon një qendër të rëndësishme të zhvillimit të vendit.
E. SH
Për Kosovën Fituese 137
Fatmir Limaj 2
Endrit Shala 22