Kandidati për deputet nga NISMA me numrin 22, Endrit Shala, ka kërkuar besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se për ketë mbështetet në besnikërinë dhe përkushtimin që ka.
“100% i juaji, me besnikëri dhe përkushtim të palëkundur, po e kërkoj BESIMIN tuaj, për t’ju përfaqësuar dhe për të vazhduar së bashku me #veçVEPRA konkrete! Më 9 shkurt: 137 për NISMA dhe 22 për mua, që ta kesh ZËRIN tënd në Kuvend”, shkroi ai.