Kandidati për deputet nga NISMA, Endrit Shala, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Gjakovë.
Shala tha se Gjakova ka vendosur për fitore.
Ai tha se më 9 shkurt do të rikthejnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Gjakova e vendosur për Kosovën Fituese 137!Aty ku ka guxim, aty ku ka vizion, aty është edhe fitorja! Atmosfera e jashtëzakonshme, pritja madhështore dhe përkrahja e qytetarëve po dëshmojnë se Kosova ka nevojë për veprime konkrete, jo për premtime boshe! Më 9 shkurt, e rikthejmë Kosovën fuqishëm në arenën ndërkombëtare, me përfaqësim dinjitoz dhe zhvillim të qëndrueshëm. Me projekte madhore për ekonominë, sigurinë dhe mirëqenien, do ta bëjmë ndryshimin që vendi ynë e meriton! Gjakova zgjedh fitoren! Kosova zgjedh të ardhmen!”, shkroi ai.