Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Endrit Shala ka kritikuar ashpër Qeverinë, në lidhje me krizën energjetike.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se “Kosova ende përballet me krizë energjetike, pavarësisht premtimeve boshe të kësaj qeverie për rritjen e kapaciteteve dhe pavarësinë energjetike”.
“Ndërprerjet e fundit të energjisë elektrike janë një dëshmi e qartë e dështimeve të qeverisë aktuale për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji. Këto ndërprerje nuk janë vetëm një pengesë për jetën tonë të përditshme, por edhe një goditje për bizneset tona dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Është e papranueshme që në vitin 2024, Kosova ende përballet me krizë energjetike, pavarësisht premtimeve boshe të kësaj qeverie për rritjen e kapaciteteve dhe pavarësinë energjetike. Kjo qeveri ka dështuar të zhvillojë dhe zbatojë politika të qarta dhe strategjike për sektorin energjetik”, ka shkruar ai.
Poashtu Shala ka theksuar kontributin e tij gjatë kohës sa ishte ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
“Si ministër i MTI dhe Kryetar i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, kam pasur nderin të udhëheq procesin që solli investimin më të madh të huaj në Kosovë që nga paslufta: Projekti SOËI Kosovo. Me një vlerë prej 169 milionë euro, ky projekt ka ndërtuar një park energjie me erë në Shalë – Mitrovicë dhe që gjeneron mbi 105 megavat energji elektrike, duke kontribuar ndjeshëm në furnizimin me energji të qëndrueshme për vendin tone”, ka deklaruar ai.