Kandidati për deputet nga NISMA, Endrit Shala, ka marrë pjesë në takimin e kësaj partie me sipërmarrësit.
Postimi i plotë:
Bizneset Vendore: Shtylla e Rritjes dhe Zhvillimit Ekonomik!
Kosova ka potencial të madh për t’u bërë një vend ku bizneset zhvillohen, eksportojnë dhe krijojnë vende të reja pune. Fatkeqësisht, katër vitet e fundit kanë qenë vite të stagnimit dhe vështirësive për sektorin privat. Ne do ta ndryshojmë këtë situatë me masa të qarta dhe mbështetje konkrete për bizneset vendore!
Investime strategjike për zhvillimin e ekonomisë,
Politika fiskale që mbështesin bizneset dhe prodhimin vendor,
Partneritet publiko-privat për projekte madhore dhe punësim.
Ne do të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme, ku bizneset nuk pengohen, por ndihmohen të rriten dhe të forcojnë shtetin!
Me Kosovën Fituese – Fiton Ekonomia, Fiton Kosova!
E. SH
Për Kosovën Fituese 137
Fatmir Limaj 2
Endrit Shala 22