Endrit Shala nga Kodra e Trimave: Familja është themeli i shoqërisë sonë dhe ne jemi të përkushtuar që ta mbështesim përmes politikave konkrete – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Endrit Shala nga Kodra e Trimave: Familja është themeli i shoqërisë sonë dhe ne jemi të përkushtuar që ta mbështesim përmes politikave konkrete

    Insajderi
    01 February 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga NISMA me numrin 22, Endrit Shala, ka qëndruar me banorë nga Kodra e Trimave në Prishtinë.

    Ai tha se me ta diskutuan për sfidat dhe mundësitë që lidhen me sigurinë.

    “Sonte, së bashku me kandidatët për deputetë të Koalicionit Për Kosovën Fituese, takuam banorët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që lidhen me sigurinë, mirëqenien e familjeve, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.

    Familja është themeli i shoqërisë sonë dhe ne jemi të përkushtuar që ta mbështesim përmes politikave konkrete: paga dinjitoze, arsim cilësor, shëndetësi të sigurt dhe mbështetje për çdo familje që të ketë një të ardhme më të mirë”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark