Endrit Thaçi me një shkrim emocionues pas vdekjes së gjyshit: Baci i mbylli sytë pas takimit me babin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Endrit Thaçi me një shkrim emocionues pas vdekjes së gjyshit: Baci i mbylli sytë pas takimit me babin

    Insajderi
    16 March 2025 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Endrit Thaçi, i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shkruar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, gjyshit të tij.

    Endriti me anë të një postimi në ‘Insta Story’ tha se gjyshi i tij ishte frymëzim për të dhe familjen e tij.

    “Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ka qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme!

    Prehu në paqe, bac”, ka shkruar ai.

    Haxhi Thaçi ndërroi jetë pas gjendjes së rënduar shëndetësore. Ai po trajtohej në Qendrën Klinike Universtare të Kosovës (QKUK), ku edhe u vizitua këtë javë nga i biri i tij, Hashim Thaçi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark