×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Energjia diellore po bëhet forma më e lirë për prodhimin e elektricitetit

    Insajderi
    16 December 2016 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Energjia diellore është duke u bërë mënyra më e lirë për të gjeneruar energji elektrike, thonë analistët e kësaj fushe, shkruan sot The Independent.

    Të dhënat e prodhuara nga Financat e Reja të Energjisë nga Bloomberg (BNEF) tregojnë se kostoja e energjisë diellore në 58 vende me të ardhura kryesisht të ulëta – duke përfshirë Kinën, Brazilin dhe Indinë – ka rënë për tri herë, dhe tanimë është më e lirë se energjia që prodhohet përmes erës.

    Në gusht, një ankand për furnizimin me energji elektrike në Kili ka arritur çmim rekord të zbritur, deri në 29.10 dollarë për megavat në orë.

    Një raport i BNEF-it, i quajtur “Climatescope”, njofton se Kina, Kili, Brazili, Uruguaj, Afrika e Jugut dhe India ishin tregjet që kanë terren të përshtatshëm për të tërhequr investitorë në krijimin e energjisë diellore. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark