Engjell Koliqi: Kam trokitur në çdo derë të kancelerive të diplomatëve të Vatikanit për të mbështetur Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Engjell Koliqi: Kam trokitur në çdo derë të kancelerive të diplomatëve të Vatikanit për të mbështetur Kosovën

    Insajderi
    27 January 2025 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Engjëll Koliqi, është emër i njohur nga bota e kulturës dhe nga bota e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, por theks të veçantë ka pasur puna e tij si gazetar nga Selia e Shenjtë në Vatikan lidhur me zhvillimet e rëndësishme në Kosovë.

    Engjell Kolqi: Unë isha burgosur politikisht për shkak të veprimtarisë atdhetare dhe aktiviteteve që bëmë për të mbajtur gjallë shqiptarizmin, por presioni serb vazhdoi dhe mezi shpëtova nga arrestimi i dytë. Me 1990 ika në Itali dhe vazhdova veprimtarinë time. Ishte fati im që bashkë me patriotët arbëreshë dhe emigrantët e vjetër shqiptarë u angazhova si gazetar në Radio Vatikan në gjuhën shqipe. Keni parasysh se mbështetja e Vatikanit në atë kohë Kosovës i duhej si peshkut për ujë. Kam trokitur në çdo derë të kancelerive të diplomatëve të Vatikanit për të mbështetur Kosovën. Raportimi nga Vatikani ka pasur një ndikim të madh në skenën politike dhe kulturore të Kosovës, duke nxjerrë në pah rëndësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Jam i lumtur që presidentit Rugova i kam hapur shumë dyer në Vatikan dhe ndikimi i Papa Gjon Palit të dytë bashkë me mbështetjen e Amerikës, mendoj dhe besoj se kanë qenë shtyllat e para për Pavarësinë e Kosovës. Natyrisht këtu hyn dhe lobimi dhe ndikimi që bënë të gjithë shqiptarët, përfshirë dhe lutjen që bëri Nënë Tereza te Presidenti Bill Clinton. Ajo e luti atë për Kosovën dhe Kosova mori bekimin për pavarësinë në themelet e vitit 1999, ku pashmangshëm ishte puna dhe përkushtimi i Selisë së Shenjtë në Vatikan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark