Kandidati i koalicionit AAK-Nisma për deputet, Engjëll Koliqi, ka vizituar pjesën veriore të Mitrovicës.
Ai atje është ndalur me mbështetës të garës së tij për deputet. Koliqi bart numrin 103 në listën zgjedhore të AAK’së.
Nga atje, kandidati i AAK’së ka realizuar edhe fotografi.
Koliqi është deklaruar lidhur me numrin që ka në listën zgjedhore. Ka thënë se ky numër simbolizon martirizimin e Karadakut dhe angazhimin për filozofinë rugoviste.
“Numri 103 në listën e AAK-së simbolizon martirizimin e Karadakut dhe angazhimin tim për filozofinë rugoviste, martirët e demokracisë do të thoja. Nuk mundet mbrenda natës e majta të bëhet e djathtë. Besueshmëria e Amerikës në Ramush Haradinajn është ngritur në vlera të së djathtës për kombin, andaj kërkoj që qytetarët e Kosovës të votojnë numrin 103. Ky numër tregon përkushtimin tim ndaj vlerave të djathta. Kjo mbështetje është jetike për suksesin tim politik dhe për arritjen e qëllimeve dhe aspiratave tona kombëtare”, deklaroi ai.
Një nga zotimet e tij si deputet është që të angazhohet për t’ia ndërruar emrin Kosovës, e cila, sipas tij, duhet të quhet Dardani. Po ashtu, është zotuar se do të angazhohet në sjelljen e njohjes së Vatikanit për Kosovën.