Enver Hoxhaj sërish ministër i Punëve të Jashtme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj sërish ministër i Punëve të Jashtme

    Insajderi
    04 May 2016 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmin e ka bërë të ditur, në një konferencë për media, Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    “Bartës i proceseve të jashtme të Kosovës do të jetë Enver Hoxhaj”, ka thënë Veseli.

    Duke folur për rekomandimin e vizave për Kosovën, Veseli ka thënë se partia e tij ishte “lokomotivë” e këtij procesi.

    “Nga selia e PDK-së falënderoj qytetarët për durimin. PDK ishte lokomotivë e këtij procesi. Falënderoj ish Kryeministrin, Ministrat e Integrimeve, të Jashtëm. Rrëzimi i murit të fundit në Evropë”, tha Veseli.

    Hoxhaj kishte shërbyer edhe më parë për disa vite si ministër i Jashtëm i Kosovës, në kohën kur PDK ishte në koalicion me AKR-në. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark