Enxhi tregon a do të jetë moderatore e “Big Brother Fan Club” – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Enxhi tregon a do të jetë moderatore e “Big Brother Fan Club”

    Insajderi
    11 January 2024 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enxhi Nasufi do të jetë moderatore e “Big Brother Fan Club”. Këtë ajo e ka pranuar ditën e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

    Enxhi: Po pranoj të martohem me moderimin e “Big Brother Fan Club”, meqë ka qenë edhe periudhë propozimesh këtë vit. Është diçka që e kam qejf dhe kur e manifeston bëhet.

    Enxhi gjithashtu është shpallur edhe fituese e “DWTS” të këtij sezoni, e deri më tani ka qenë kryefjalë e mediave rozë, pasi ka kohë që është përfolur që këtë vit i është besuar asaj ky pozicion, derisa më në fund e pranoi.

    Reality show nis më 13 janar e bashkë me të edhe “Fan Club” ku diskutohen çdo javë dinamikat e lojës me të ftuar të ndryshëm.

    Në sezonin e parë të tij është moderuar nga Dojna Mema më pas nga Megi Pojani, ndërsa këtë vit i është besuar Enxhi Nasufit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark