Ephesus Travel & Holidays hap selinë e re ekskluzive në zemër të Prishtinës – një tjetër hap drejt epokës së re të udhëtimeve - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Ephesus Travel & Holidays hap selinë e re ekskluzive në zemër të Prishtinës – një tjetër hap drejt epokës së re të udhëtimeve

    Insajderi
    02 July 2025 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtinë – Pas më shumë se 20 viteve përvojë, me një identitet të ri vizual dhe bashkëpunime strategjike me linjat ajrore dhe hotelet më prestigjioze në rajon, Ephesus Travel & Holidays vazhdon rrugëtimin e transformimit duke hapur selinë e saj të re në lagjen Pejton, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Selia e re është krijuar me një qëllim të qartë: të ofrojë shërbime premium, oferta ekskluzive dhe një përvojë të personalizuar për të gjithë ata që kërkojnë më shumë nga pushimet dhe udhëtimet e tyre.

    E vendosur në adresën Mujo Ulqinaku 11, zyra e re simbolizon vizionin modern dhe përkushtimin e Ephesus Travel & Holidays për t’u afruar më shumë me klientët dhe për të ofruar një përvojë udhëtimi të pakrahasueshme – jo vetëm online, por edhe fizikisht.

    Hapja e kësaj selie të re vjen si vazhdimësi e epokës së re të Ephesus Travel & Holidays , e cila tashmë ofron:

    • Fluturime ditore drejt Antalias me AJet dhe Corendon Airlines
    • Fluturime çdo të martë për në Bodrum me Turkish Airlines
    • Akomodim me 2 fëmijë pa pagesë në hotele si Selectum, Kremlin Palace, Asteria e Delphin
    • Çmimet më konkurruese në rajon në hotele si Sherwood, Kirman, Alarcha dhe

    Vogue Bodrum

    Me investime të reja në infrastrukturë, teknologji dhe shërbim ndaj klientit, Ephesus Travel & Holidays nuk po sjell vetëm destinacione – po ndërton përvoja të plota, nga momenti i kontaktit e deri në kthimin nga pushimet.

    Ju ftojmë të na vizitoni në adresën e re dhe ne do ju organizojmë udhëtimin e ëndërrave:

    Rr. Mujo Ulqinaku 11, Pejton – Prishtinë https://maps.app.goo.gl/MWwPMoYyyo4C2xVR8


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark