Episodi i 15-të, Bajrami: Jemi bërë aktor të një seriali të padëshirueshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Episodi i 15-të, Bajrami: Jemi bërë aktor të një seriali të padëshirueshëm

    Insajderi
    13 May 2025 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të 15 -tën herë me radhë ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit.

    Deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami tha se ndihet keq që pa dashje, janë bërë aktor të një seriali të padëshirueshëm politik, përcjell Insajderi.

    “Na vjen keq që pa dashjen tonë, jemi bërë aktorë të serialit më të padëshirueshem politik në Kosovë. Situata politike s’ka alternativë, sepse as VV-ja nuk i kanë votat dhe ne kemi pranuar me senqeritet se as partitë opzitare si kanë numrat. Për të zhbllokuar situatën është alternativa e LDK-së që e kemi  vendosur mbi tavolinë. Ata janë shkaktarë i bllokadës dhe u mungon vullneti për ta zgjidhur situatën”, tha Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark