Ushtaraku britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, ka thënë se sa herë që vjen në Kosovë ndjehet shumë i përulur, sepse përkundër se nga kombësia është anglez, ai ndjehet shqiptar.
Në një intervistë me Info Magazinë të Klan Kosovës, Harrison ka rrëfyer arsyet që e kanë shtyrë atë t’i bashkohej UÇK-së.
“Në Facebook kam shkruar se unë veç jam në shtëpi, kthimi në Kosovë do të thotë shumë për mua. Gjaku im është anglez, por zemra ime rrah për Kosovën”, ka thënë Harrison.
Ai ka treguar edhe përshtypjet e shqiptarëve të Kosovës ndaj tij. Ka thënë se shqiptarët e konsiderojnë atë si një “legjendë”.
“Mënyrë si më kanë pritur këtu më ka bërë gjithmonë të ndjehem i përulur. Njerëzit në Facebook më shkruajnë se ‘ti je një legjendë’, por unë them se unë jam vetvetja, të gjithë ata që veshën uniformën janë të njëjtë, unë jam vetëm pjesë e një armate të madhe siç ishte Ushtria Çlirimtare të Kosovës”.
Oficeri i pensionuar britanik, që në krahët e tij mbanë tatuazhin e skuadrës Delta, të brigadës 138 Agim Ramadani, tregon rreth jetës së tij në Britani të Madhe, pasi kthimit atje kur përfundoi lufta e Kosovës.
“Pas kthimit kam rindërtuar jetën time atje, ishte e vështirë, por mendoj se kam bërë diçka që ia ka vlejtur shumë kur kam ardhur këtë në luftë”, tregon Harrison.
“Ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme dhe ajo e ka parë se si janë kosovarët, pranimi i certifikatës si veteran i luftës nga kryeministri Isa Mustafa dhe nderi që mu ka bërë e njohja që mu ka bërë ka qenë një ndjenjë shumë e mirë”.
Harrison gjatë luftës ka qenë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”. /Insajderi.com