Era e fortë rrëzon kulmin e një ndërtese në Shqipëri, shpëtojnë mrekullisht disa persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Era e fortë rrëzon kulmin e një ndërtese në Shqipëri, shpëtojnë mrekullisht disa persona

    Insajderi
    19 January 2023 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Era e fortë vazhdon sjell probleme në juglindje, edhe në qytetin e Korçës, ku ka rënë çatia e një ndërtese në afërsi të pazarit të qytetit.

    Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por pesë mjete të parkuara aty u ka rënë çatia sipër, duke i dëmtuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të kuptuar dinamikat e ngjarjes.

    “Isha duke shitur kur dëgjuam një bubullimë të madhe nga krahu im, dolëm dhe ç’të shihnim, e gjithë çatia po binte poshtë”, rrëfen një tregtar, dëshmitar i ngjarjes.

    Poshtë kanë qenë dy persona të cilët kanë shpëtuar mrekullisht pa u dëmtuar. “Kishte disa persona që shpëtuan nga llamarinat duke u shtrirë, patën fatin që mjetet krijuan një hapësirë”, vijon rrëfimin dëshmitari. /A2CNN/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark