Në orët e pasditës moti në Kosovë u përkeqësua, kjo solli stuhi të mëdha në disa qytete, shkruan Insajderi.
Ndër to edhe në komunën e Gjilanit, kjo vërtetohet përmes disa fotografive të publikuara në facebook, përmes të cilave shihen kontenjerë të mbeturinave të rrëzuar.
Rrjedhimisht, edhe rrugët u mbushën me qese e mbeturina të tjera.
Pavarësisht temperaturave të larta që karakterizuan ditën sot, destabilizimi i motit solli edhe dëme të konsiderueshme.