Era hajni? "Deputeti i VV-së për 2 muaj ka marrë 690 euro për naftë nga shteti derisa s’ka veturë të deklaruar" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Era hajni? “Deputeti i VV-së për 2 muaj ka marrë 690 euro për naftë nga shteti derisa s’ka veturë të deklaruar”

    Insajderi
    26 July 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, i ka reaguar kolegut të tij nga Vetëvendosje, Artan Abrashi.

    Përmes një postimi në profilin e tij, Guri ka bërë të ditur se Abrashi ka përfituar 690 euro për naftë, ndonëse – sipas deklarimeve zyrtare – nuk posedon asnjë veturë të regjistruar në emër të tij.

    Reagimi i Gurit vjen si kundërpërgjigje, pasi Abrashi më herët kishte lënë të kuptohet se Guri ishte “adresa” pas incidentit të ndodhur mes Fitore Pacollit dhe një qytetari në oborrin e Kuvendit.

    Postimi i plotë:

    Ky deputeti që po flet për adresa, i ka marrë prej buxhetit të shtetit 690 euro për naftë vetëm brenda dy muajve, pa pasë makinë të deklaruar fare.

    Shumë e çuditshme se qysh po më reagojnë veç këta që kanë keqpërdorë me buxhet të shtetit.

    Përndryshe me 690 euro naftë mundesh me shku deri në Norvegji, me u kthy edhe prap të mbesin 1000 km me u sillë në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark