Era shtet: I dyshuari qe 21 vjet uzurpon pronën e vushtrriasit, hetimet vazhdojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Era shtet: I dyshuari qe 21 vjet uzurpon pronën e vushtrriasit, hetimet vazhdojnë

    Insajderi
    04 November 2021 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar në Komunën e Vushtrrisë, pas 21 vitesh, ka vendosur që më 3 nëntor [dje] të lajmërojë rastin e uzurpimit të pronës.

    Ajo që lë përshtypje të madhe është se Policia e ka raportuar rastin me burokracinë e zakonshme.

    Uzurpimi po ndodh qe njëzet e një vjet, prej vitit 2000 e deri tash më 2021, personi i dyshuar vazhdon t’i marrë qiranë nga prona e vushtrriasit.

    E çka po bën policia e Kosovës?

    Ka konsultuar prokurorin e shtetit dhe rasti “vazhdon të hetohet”.

    Nuk dihet nëse ky rast do të marrë prioritet duke pasur parasysh kohëgjatësinë e pabesueshme të vazhdimit të veprës penale.

    UZURPIM I PRONËS

    Vushtrri 2000-2021. Me datë 03.11.2021 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar gjatë periudhës së cekur kohore, e pengon vazhdimit në pronën e tij, duke marrë qiranë nga prona e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark