Erden Atiq është betuar si kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, shkruan Insajderi.
Ka qenë kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Ugljani, ka hapur seancën ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për procedurën e betimit.
Seanca e betimit ka filluar pas orës 11:00. Atiq u betua para anëtarëve se do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.