Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar falje kolegut të tij rus, Vladimir Putin për vdekjen e dy pilotëve rusë në aeroplanin që e rrëzoi ushtria turke, shkruan agjencia e ruse e lajmeve TASS.
Këtë e ka zbuluar sot, zëdhënësi i zyrës së presidencës ruse, Dimitry Peskov, i cili ka thënë se një mesazh i ka ardhur presidentit rus nga Erdogani.
“Presidenti rus, Vladimir Putin e ka pranuar një mesazh nga presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan ku lideri turk ka shprehur gatishmërinë e tij për rregullimin e situatës së rrëzimit të aeroplanit ushtarak”, u ka treguar Peskov gazetarëve në një konferencë për media, njofton Insajderi.
Kjo është kthesë e madhe në marrëdhëniet e tensionuar turko-ruse, duke bërë që tensionet tashmë të shndërrohen në bashkëpunim.
Ky zhvillim vije vetëm një ditë pas rivendosjes së marrëdhënieve turko-izraelite, të cilat ishin te tensionuara që nga viti 2010, kur forcat izraelite vranë nëntë turq në anijet që po dërgonin ndihma në Rripin e Gazës. /Insajderi.com