Ishte periudha e zgjedhjeve të fundit lokale në vend, nuk kishte kaluar as një orë nga publikimi i fotografisë që pushtoi rrjetet sociale, fjala është për fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, shkruan Insajderi.
Në fotografi, të dy shiheshin të lumtur e plot hare, por, pyetja që plotë qytetarë ia shtruan vetes ishte:
Çfarë e bëri kryeministrin t’ia plasë gazit me Mefin?
Pas afro një viti, deputeti Bajqinovci e tregoi edhe arsyen e të qeshurës.
Ai tha se njerëzit e mendojnë Kurtin si person të ngurtë, por, e vërteta është krejt ndryshe. Kurti tregon edhe batuta.
Megjithatë, këtë herë, siç thotë Bajqinovci, kryeministri e pyeti diçka personale dhe familjare, andaj të qeshurat e mëdha erdhën pas përgjigjies së Bajqinovcit, pasi i njëjti siç pohon edhe vetë deputeti ia shpjegoi procesin.
“Ishim në Kodrën e Trimave, edhe një orë pa u mbyll vendvotimet për zgjedhje lokale edhe Albini bon batuta te jashtëzakonshme, dikush mendon që ai është i ngurtë, ai që rrin me të e din që ai bënë batuta të jashtëzakonshme, më pyeti diçkaa dhe ishte bisede pak më personale dhe familjare, kur ja tregova si proces u shkri tu kesh s’mujti me qendru tha a vërtetë?, po e vërtetë, por këtë do ta them kur do të dal, Është një prej qeshjeve, kemi kesh dikur, s’mujshim as me u ndal”, tha Bajqinovci në Kanal 10, përcjell Insajderi.