Qeveria e Kosovës ka emëruar sot bordin e ri të ndërmarrjes Trepça. Ndonëse, Qeveria Kurti erdhi në pushtet me premtimin se do të kishte transparencë dhe meritokraci në çdo konkurs publik, kjo nuk po ndodhë tani.
Në mesin e pesë personave që u emëruan sot në bordin e kësaj ndërmarrjes është edhe Bujar Bilalli, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale në Mitrovicë, shkruan Insajderi.
Bilalli u emërua sot nga kryeministri Kurti në pozitë e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes Trepça.
Bilalli kishte kandiduar për asamble komunale në Mitrovicë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2013-të. Bilalli atë kohë renditej me numrin 17 në listën e Vetëvendosjes në garën për Asamble dhe kishte marrë vetëm 81 vota.
Përveç Bujar Bilallit në mbledhjen e sotme janë emëruar edhe Bahri Hyseni – kryesues, Ibrahim Krasniqi – anëtarë, Muharrem Peci – anëtarë dhe Xhevdet Tahiri – anëtarë.