Erdhi në Kosovë për festat e fundvitit, mërgimtari kthehet në Gjermani pasi që s'pati rrymë në shtëpinë e tij në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdhi në Kosovë për festat e fundvitit, mërgimtari kthehet në Gjermani pasi që s’pati rrymë në shtëpinë e tij në Ferizaj

    Insajderi
    26 December 2024 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt nuk ka furnizim të rregullt me energji elektrike.

    Ismajli me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se vëllai i tij erdhi nga Gjermania t’i festonte festat e fundvitit, por që “katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot”, shkruan Insajderi.

    Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri”.

    Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, bëri një shkrim dje ku tregoi se i gjithë Ferizaj kishte qëndruar në terr për më gjatë se pesë orë.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark