Erdogan akuzon Perëndimin për “barbarizëm” dhe islamofobi në luftën në Gazë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan akuzon Perëndimin për “barbarizëm” dhe islamofobi në luftën në Gazë

    Insajderi
    09 December 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori një fjalim për të drejtat e njeriut të shtunën për ta akuzuar Perëndimin për “barbarizëm” në qëndrimet e tij për luftën mes Izraeli dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

    “Izraeli ka kryer masakra dhe mizori të cilat do ta turpërojnë tërë njerëzimin”, tha Erdogani në një sallë të mbushur në Stamboll, një ditë para përvjetorit të 75-të të Deklaratës Universale për të Drejtave e Njeriut, shkruan REL.

    “Të gjithë vlerat e ndërlidhura me njerëzimin po vriten në Gazë. Përballë brutalitetit të tillë, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut nuk po ndërmarrin hapa konkret për t’i parandaluar këto shkelje”, tha lideri turk.

    Deklarata për të drejtat e njeriut, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Paris më 10 dhjetor 1948, ruan një standard për të drejtat dhe liritë e njeriut për të gjithë njerëzit.

    Duke iu referuar vetos që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdorën të premten kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila bënte thirrje për një armëpushim në Gazë, Erdogani tha se është e mundur të ketë një botë më të drejtë “por jo me Amerikën, sepse ajo qëndron përkrah Izraelit… Nga tani, njerëzimi nuk do të mendojë se SHBA-ja e mbështet Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark