“Shpresoj se lirimi nga vizat…do të përbëjë një hap pozitiv në përmbushjen e premtimeve të bëra dhe do ta përshpejtojë procesin e pranimit”, tha zoti Erdogan, nëpërmjet një kumtese.
Këto komente të tij u bënë pas kritikave ndaj BE-së që i bëri më 6 maj, pasi nga Turqia ishte kërkuar ndryshim i ligjeve për terrorizëm, në mënyrë që të plotësoheshin kërkesat politike të BE-së për liberalizimin e vizave për shtetasit e Turqisë.
BE-ja ka kërkuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, që tu mundësojnë turqve udhëtim të lirë si masë kthyese për ndaljen e migrantëve nga Ankaraja që të mos arrijnë në Evropë, por Brukseli ka theksuar se Turqia ende duhet të bëjë ndryshime në legjislacion.