Policia turke ka njoftuar se e ka arrestuar nipin e klerikut Fetullah Gulen, pas këmbënguljes së presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan se Gulen është fajtor për puçin e dështuar në Turqi.
Muhammet Sait Gulen është arrestuar në Erzurum, njoftojnë mediat turke, shkruan Express, njofton Insajderi.
Qeveria në Ankara e akuzon ish-aleatin e Erdoganit që jeton në SHBA se e ka organizuar grush-shtetin e dështuar të 15 korrikut.