Erdogan: BE po hesht, por ne jo, gjaku që po derdhet është gjaku i myslimanëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan: BE po hesht, por ne jo, gjaku që po derdhet është gjaku i myslimanëve

    Insajderi
    26 October 2023 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Askush nuk duhet të presë që ne të heshtim ndërsa mizoritë po ndodhin para syve tanë”, tha të enjten presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për sulmet izraelite në Gaza.

    Ai tha gjithashtu se “vendet perëndimore po ofrojnë mbështetje të pakushtëzuar për sulmet izraelite në vend që të bëjnë thirrje për përmbajtje”.

    “Sulmi izraelit në Gaza shkoi përtej vetëmbrojtjes. “Vendet perëndimore po respektojnë ligjin ndërkombëtar në Gaza,  sepse gjaku që po derdhet është gjaku i myslimanëve,” argumentoi ai.

    “Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që Komisioni Europian të bëjë thirrje për armëpushim?  Sa bomba të tjera duhet të bien në Gaza që Këshilli i Sigurimit të marrë masa?’ theksoi presidenti turk.

    “Në sytë e Turqisë, nuk ka asnjë ndryshim midis fëmijëve nga Gaza, Palestina, Izraeli, Siria”, tha ai, duke shtuar se Turqia do të shtojë përpjekjet e saj me Egjiptin për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark