Vetëm disa ditë pas tentativës për grusht shteti ndaj Reccep Tayyp Erdogan, ka filluar edhe propaganda e presidentit të Turqisë për zgjerimin dhe shtrirjen e ndikimit të tij në Turqi.
Në një video të shfaqur nga mediet turke, shihen aktorët kryesor të realizimit filmik “Ertugrul” teksa përshëndesin qëndresën e presidentit turk, dhe bëjnë thirrje kundër atyre që e organizuan puçin, njofton Insajderi.
Sikur për të mos mjaftuar, skuadra propaganduese e Erdogan zgjodhi pikërisht serialin “Ertugrul”, i cili shtjellon një histori të Perandorisë Osmane, me personazhin kryesor djalin e Sulltan Mehmetit, udhëheqësit të Perandoprisë Osmane.
“Ertugrul” është njëri prej serialeve turke më të shikuar, jo vetëm në Turqi por edhe në Evropë. /Insajderi.com
Kjo video është shpërndarë edhe në faqen e mbështetësve shqiptarë të Erdoganit në Facebook, me emrin “Në Mbështetje të Erdoganit nga Kosova”: