Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erıdoğan ka zhvilluar sot bisedë telefonike me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Merkel i tha presidentit Erdogan, se ka mbështetjen e saj dhe të Gjermanisë për një Turqi demokratike.
Telefonata thuhet se është fokusuar tek tentativa e organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti më 15 korrik, njofton agjencia e lajmeve Anadolu, transmeton Insajderi.
Burimet nga Presidenca e Turqisë konfirmojnë se në bisedën me Erdoğan, Kancelarja gjermane, Merkel ka theksuar se tentativa për grusht shteti është e papranueshme dhe se vendi i saj është në krah të institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në bisedën telefonike ka theksuar se në një vend anëtarë të NATO-s nuk ka vend për grushte shteti dhe se NATO nuk do të pranojë tentativa të tilla.
Stoltenberg, në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se NATO mbështet plotësisht qeverinë e ardhur në pushtet me anë të zgjedhjeve.