Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është pritur nga përkrahësit e tij në Stamboll, nga ku ka dënuar tentimin për grusht shtet gjatë natës.
60 njerëz kanë vdekur gjatë përleshjeve në orët e para të mëngjesit, shumë prej tyre civilë.
Sipas zyrtarëve, 754 ushtarë janë arrestuar.
Në anën tjetër, kryeministri Yildirim ka thënë se tashmë situate është thuajse krejtësisht nën kontroll të autoriteteve shtetërore.