Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dmitriy Peskov, ka njoftuar se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen më 3 maj në qytetin Soçi.
Peskov në një deklaratë për agjencinë RIA-Novosti ka theksuar se Erdogan dhe Putin në takimin e tyre në Soçi do të bisedojnë për situatën në Siri, njofton AA.
Në lidhje me takimin Peskov nuk ka dhënë informacione të tjera.
Erdogan dhe Putin së fundi janë takuar më 10 mars në Moskë, në takimin e Këshillit Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi.