Erdogan: Është i detyrueshëm reformimi i OKB-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan: Është i detyrueshëm reformimi i OKB-së

    Insajderi
    17 April 2016 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erdogan, gjatë një fjalimi, tha se myslimani është vëlla i myslimanit, ndërsa e quajti hipokrizi shqetësuese faktin se në Perëndim dënohen e përmenden vetëm sulmet terroriste në Paris apo Bruksel, mirëpo jo edhe në ato në Ankara, në Stamboll dhe Lahor, transmeton Telegrafi.
    “Organizatat terroriste duhet të luftohen komplet dhe me vendosmëri të njëjtë”, ka thënë ai. “Myslimanët të cilët e përbëjnë një të katërtën e botës, a kanë ndonjë përfaqësues (në KB)? Jo. Gjatë vendimeve sikur vetëm një nga ato pesë vendet anëtare të sillet negativisht, puna mbaron. Prandaj, unë them që bota është më e madhe se ato pesë vende. Është i detyrueshëm reformimi i OKB-së. Se një sistem që vet është ndërtuar mbi padrejtësi është e pamundur të kontribuojë në sigurimin e drejtësisë botërore”. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark