Pas raportimeve të fundit se në Turqi një grusht shteti është organizuar ndaj presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan, nga ushtria turke, mediumi “CNN Turk” ka mësuar se presidenti turk është në gjendje të mirë.
Sipas CNN Turk, Erdogan është i sigurt pavarësisht tentimeve për ta rrëzuar atë, transmeton Insajderi.
Dy urat kryesore në qytetin e Turqisë në Stamboll, janë mbyllur nga forca të sigurisë, shkruan BBC, ndërsa trafiku është bllokuar dhe janë dhe është ndaluar kalimi përmes urave të Bosforit dhe Fatih Sultan Mehmet, ndërsa arsyet nuk dihen ende.
Grusht shteti ende po vazhdon në këto momente. /Insajderi.com