Erdogan: Greqia është aleate e Turqisë, jo armikja e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan: Greqia është aleate e Turqisë, jo armikja e saj

    Insajderi
    24 September 2026 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Greqia është fqinje dhe aleate e Turqisë, jo armikja e saj, theksoi Rexhep Tajip Erdogan në deklaratat e së enjtes.

    Duke folur në Turkey House në Nju Jork, presidenti turk trajtoi çështjet e politikës së jashtme, duke përmendur edhe Greqinë, ndër të tjera.

    “Turqia nuk është armike e Greqisë, është fqinje dhe aleate e saj nën ombrellën e NATO-s”, theksoi ai.

    Ai shtoi se “marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për t’u përdorur si material zgjedhor . Ne nuk kemi interes të përfshihemi në politikën e brendshme të Greqisë. Në Greqi mbahen zgjedhje, qeveritë ndryshojnë, opozita ndryshon. Këto nuk janë shqetësimet tona.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark