Erdogan: Holanda është përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan: Holanda është përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

    Insajderi
    14 March 2017 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rexhep Taip Erdogan e ngre akoma më shumë tonin në sherrin me Holandën.

    “I njohim holandezët që nga koha e masakrës së Srebrenicës. E dimë që nga koha e ekzekutimit të 8 mijë boshnjakëve se çfarë karakteri të kalbur kanë këta njerëz. Holanda është përgjegjëse për masakrën më të rëndë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore”, tha Erdogan.

    Me këtë pohim, Erdogan iu referua bataljonit holandez të helmetave blu, i cili nuk e ndaloi vrasjen e mijëra djemve dhe burrave myslimanë nga forcat serbo-boshnjake në Srebrenicën e vitit 1995.

    Ankaraja ka hedhurposhtë thirrjet e zyrtarëve të lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, për të treguar vetëpërmbajtje.

    Teksa të mërkurën në Holandë do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

    Nga grindja me turqit po përfiton si populisti Geert Wilders, ashtu dhe kryeministri Mark Rute, të cilit ky konflikt i erdhi si dhuratë zgjedhore pak përpara votimit, duke i krijuar mundësinë e shpërfaqjes si lider i fortë e i palëkundur.

    Wildersi shfaqet i bindur në fitore: “Njerëzit duan ndryshim dhe janë njerëzit ata që duhet të votojnë. Nëse do të bëheshim ne partia më e madhe, dhe këtë do ta shohim në ditët në vijim, partitë e tjera do ta kenë më të vështirë të bëjnë atë që bëjnë tani”.

    Retorika antiislamike dhe euroskeptike e Wildersit ka qenë muzikë për veshët e shumë holandezëve të shqetësuar nga kriza e emigrantëve, kërcënimi terrorist në Evropë dhe telashet e vazhdueshme të Eurozonës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark